INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Pas përçarjes së BabaStars, Getoari sjell bashkëpunimin e papritur me Feron? [FOTO]

WOW! Pas përçarjes së BabaStars, Getoari sjell bashkëpunimin e papritur me Feron? [FOTO]

Publikuar më: 18:15 23-01-2019

Fero është kthyer shpejt në një prej reperëve mëtë komentuar në showbizz.

edhe spe mjaft i ri suksesi i tij duket se është gjtihmonë e më shumë në rritje, e mesa duket reperi i ri do të vijë me një bashkëpunim me reperin mjaft të dashur për të gjithë, Getoar Selimin. 

Sipas disa burimeve lajmi.net merr vesh se po planifikohet një super duet mes dy reperëve, Ghetto Geasy dhe Fero.

Për ta konfirmuar këtë lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e këtij të fundit i cili tha fjalë të mëdha për Getin dhe nuk e mohoj kategorikisht se diçka e tillë mund të ndodhë.

Menaxheri i reperit Fero, Mehmet Elshani tha për lajmi.net se kanë raporte shumë të afërta me Getoar Selimin dhe me kënaqësi do të bashkëpunonin me të.

Ai nuk e përjashtoi si mundësi një gjë të tillë mirëpo shtoi se nuk ka asgjë konkrete deri në këtë moment.

Lajmi.net ka kontaktuar po ashtu me njërin prej menaxherëve të BabaStars, Dekorim Sahitin i cili tha se nuk e kanë njëherë për njëherë një plan të tillë.

I pyetur nëse kjo mund të ndodhë në ndonjë të ardhme të afërt përgjigja e tij ishte: Gjithçka mund të ndodhë.

Screenshot_9-30-650x358.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057