INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Moderatoren e njohur së shpejti do e shohim në një film TURK përkrah yjeve që kanë ''fiksuar'' gocat? [FOTO]

WOW! Moderatoren e njohur së shpejti do e shohim në një film TURK përkrah yjeve që kanë ''fiksuar'' gocat? [FOTO]

Publikuar më: 09:16 31-05-2019

Serialet turke janë ndër më të ndjekurat në Shqipëri dhe aktorët e tyre janë kthyer tashmë në personazhe shumë të dashur për ne.

Yjet e serialeve turke, të cilët kanë ditur të vjedhin zemrat e teleshikuesve kudo në botë, por shndërrohen pak nga pak në perandorët e një industrie fitimprurëse që tashmë po depërton kufijtë e vendeve ballkanike. Dhe siç duket në një film turk do shohim edhe një moderatore shqiptare.

Bëhet fjalë për Arbnora Ademaj e cila një ditë më parë publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej duke dhënë një prononcim për mediat në Turqi.

Ndërkohë, “Prive.al” ka raportuar se bukuroshja ka nënshkruar marrëveshje për të marrë pjesë në një film turk dhe nëse gjithçka ecën mirë, atë do e shohim në një nga serialet më të famshme.

Moderatorja dhe ish-miss-i tashmë duket se do bëhet pjesë e kinematografisë turke, megjithatë, ajo vetë ende nuk ka konfirmuar asgjë…

View this post on Instagram

Intervist një nga Televzionet Turke

A post shared by Arbnora Ademaj (@arbnora_ademaj) on

Article Logic
Execution time: 0.0041251182556152