INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Krah Erës, Bebes, Duas dhe Ritës, mediat e huaja vënë edhe këtë këngëtare të njohur shqiptare, ja çfarë shkruajnë [FOTO]

WOW! Krah Erës, Bebes, Duas dhe Ritës, mediat e huaja vënë edhe këtë këngëtare të njohur shqiptare, ja çfarë shkruajnë [FOTO]

Publikuar më: 20:45 19-06-2018

Sa mirë kur lexojmë lajme të tilla! 

Tashmë është fakt që vajzat shqiptare po bëjnë namin nëpër botë.

“Shumë prej këngëtareve tona të preferuara këto ditë, janë shqiptare”, shkruan revista e famshme amerikane ‘Perezhilton’, duke iu referuar këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Era Istrefi dhe tani Eleni Foureira! Këngëtarja Foureira që fitoi vendin e dyte në garën e Eurovizionit, është radhitur në mesin e këngëtareve me origjinë shqiptare, që po bëjnë bujë nëpër botë.

Eleni Foureira ka ndarë në Instagram-in e saj një foto të kësaj reviste e cila e rendit emrin e saj përkrah emrave të njohur shqiptar si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi këngëtare këto që sot gëzojnë një famë ndërkombëtare e kanë prodhuar hite të momentit.

Tashmë edhe Eleni Foureira gëzon famën e tyre pasi kënga “Fuego” me të cilën ajo konkurroi në Eurovision është kthyer në një nga më të dëgjuarat e këtij kompeticioni.

ora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988