INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Këngëtarja shqiptare krenare me Dua Lipa-n, e uron edhe në SHQIP, kjo e fundit e falenderon para 26 milion personave! [FOTO]

WOW! Këngëtarja shqiptare krenare me Dua Lipa-n, e uron edhe në SHQIP, kjo e fundit e falenderon para 26 milion personave! [FOTO]

Publikuar më: 23:21 12-02-2019

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.

Së fundmi, Dua Lipa shkroi historinë në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards”, duke u bërë shqiptarja e parë që ka fituar dy prej tyre.

Dua arriti të rrëmbejë çmime në dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar, “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”. E pas këtij triumfi, Instagrami i Dua Lipës u tejmbush me komente nga më të ndryshmet dhe shumë artistë e uruan atë për këtë triumf të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.

Të lumtur për arritjet e saj janë të gjithë shqiptarët ngado ndodhen si edhe këngëtarët shqiptarë, të cilët nuk bëhen ziliqarë, por përkundrazi krenohen me suksesin e shqiptares jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe Vesa Luma. Kjo e fundit ka publikuar në ‘insta story’ një foto të Duas ku shprehet mjaft e gëzuar për triumfin e saj dhe i thotë se është shqiptarja e parë që fiton dy ‘GRAMMYs’, ku e quan edhe “zemër” në shqip. E lumtur për përkrahjen e Vesës, Lipa e ka postuar në ’insta story’, postimin që i dedikoi Luma. Madje këngëtaret e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram./intv.al/

8c8561ac-5d7e-4db3-9f3e-023e9266dfa7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545