INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Kardashians

WOW! Kardashians "i kundërvihen" të dashurit të nënës së saj Kris Jenner: Nuk të njohim!

Publikuar më: 18:07 27-05-2019

Motrat Kardashian duket se nuk e pëlqejnë shumë të dashurin e nënës së tyre, Corey Gamble. I pari që bëri një koment ndaj tij ishte Kanye Ëest, bashkëshorti i Kim Kardashian, i cili njihet si person që e thotë atë që mendon, pa u interesuar nëse të tjerët rreth tij ofendohen.

Ai u shpreh se nuk i pëlqen fakti që i dashuri i Kris Jenner është i rezervuar dhe asnjëri nuk ia njeh familjen. Pas kësaj, kanë reaguar Kim Kardashian dhe motrat e saj në serinë e re të "KUWTK".

"Kanye i dërgoi një mesazh Corey ku shkruante: Shiko, ne nuk të njohim ty. Ti nuk na ke prezantuar asnjë familjar tëndin. Dhe Kanye ka të drejtë, sepse të gjithë ndihemi ashtu. Por Kanye ishte i pari që e tha këtë”, tha Kim. Menjëherë i dolën në mbrojtje motrat Khloe dhe Kourtney, të cilat janë të sigurta se Kanye po përpiqet të kujdeset për to.

Pas ndarjes nga Bruce, Kris u lidh me Corey dhe ata kanë plot 5 vite bashkë. Megjithatë reagimi i vajzave dhe dhëndrit e kanë ofenduar nënën. "Asnjëherë sdo ta ofendoja një person në këtë mënyrë. E aq më tepër në 6 të mëngjesit", tha ajo para se të dilte nga shtëpia.

kardashians-feature-080618.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035707950592041