INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
WOW! Kampioni i boksit fiksohet pas Encës, shihni si e \"gjuan\" në SHQIP këngëtaren, ja si ia kthen ajo! [FOTO]

WOW! Kampioni i boksit fiksohet pas Encës, shihni si e \"gjuan\" në SHQIP këngëtaren, ja si ia kthen ajo! [FOTO]

Publikuar më: 07:52 24-07-2019

Enca është një ndër emrat më të lakuar në mediat rozë. Këngëtarja e njohur shqiptare po jeton një moment shumë të bukur në karrierën muzikore pasi po korr goxha sukses me këngët e saj. Para pak ditësh ajo publikoi këngën e saj më të re “Jealous” e cila numëron mbi 1 milion klikime në YouTube dhe është pritur shumë mirë nga publiku.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku së fundmi ka publikuar shpesh foto e video të ndryshme nga prapaskenat e klipit “Jealous” dhe siç duket pamja e saj seksi ka tërhequr vëmendjen e kampionit të boksit në Europë, Agit Kabayel .
Ky i fundit i cili nga 19 ndeshje, numëron 19 fitore, i ka komentuar Encës “Shiptar”, ndërsa këngëtarja e talentuar ia ka kthyer “Heyyy Kurdiii”, duke marrë shkas nga origjina e tij kurdistane.
Kjo nuk është hera e parë që Agit i shkruan Encës dhe me siguri s’do jetë as e fundit, ndërkohë që fansat paralajmërojnë Encën se ky “tipi” po e gjuan.

\"akt.png\"