INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar festivalin gjigand [FOTO]

Wow! Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar festivalin gjigand [FOTO]

Publikuar më: 20:47 16-05-2018

Të shtunën e kaluar ngjyrat pushtuan sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. "Colour Day Festival" erdhi për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë ndezur atmosferën gjatë kohës që publiku është mbuluar nga pluhurat shumëngjyrësh.

Për 12 orë rresht, qindra të rinj pjesëmarrës në “Colour Day Festival” pushtuan sheshin “Nënë Tereza”. Festivali u prezantua nga moderatorja e emisionit “Fun Day” në INTv, Fatma Methasani dhe moderatori radiofonik, Flori Gjini. Por si duket dyshja paska sërish surpriza dhe intv.al mëson se të dy moderatorët do prezantojnë “Colour Day Festival” në Athinë në datat 30 Qershor dhe 1 Korrik. Epo ky po që është lajm vërtet i mirë për Fatmën dhe Florin./intv.al/

 

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939