INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Facebook, Instagram dhe Whatsapp po sjellin këtë ndryshim DRASTIK dhe se dimë nëse është mirë apo keq për ne!

WOW! Facebook, Instagram dhe Whatsapp po sjellin këtë ndryshim DRASTIK dhe se dimë nëse është mirë apo keq për ne!

Publikuar më: 10:12 01-05-2019

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe.

Mirëpo siç duket ato do të sjellin disa ndryshime drastike dhe këto i ka zbuluar Mark Zuckerberg.

Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit. Sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.

Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.

Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.

Pastaj, postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë me një foto ose një video, do të jetë e mundur të ndajë përmbajtjen duke përdorur vetëm tekst ose vizatime, në sajë të një modaliteti të ri "të krijuar" të kamerës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664