INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Era Istrefi do të bashkëpunojë me yllin BOTËROR dhe Oriola Marashi e njeh shumë mirë atë! [FOTO]

WOW! Era Istrefi do të bashkëpunojë me yllin BOTËROR dhe Oriola Marashi e njeh shumë mirë atë! [FOTO]

Publikuar më: 16:13 26-10-2018

E kemi parë prej ditësh në studio dhe siç duket Era Istrefi ka gati diçka të madhe. Pas një vere shumë të ngarkuar me këngë të bukuara e me pjesmarrjen e saj në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës” Era Istrefi do të rikthehet serish me këngë.

Ajo po përgatit këngën e re e cila do të jetë pjesë e albumit 'Blue', e yllit botëror Jonas Blue, siç mund ta shihni në këtë foto.

Kënga e tyre që pritet të ketë sukses të menjëhershëm do të publikohet më 9 nëntor. Në përshkrimin e këngës 'Purpose', Jonas e cilëson Erën si vajzën e hiteve, duke përmendur edhe "Bon Bon", që ishte një kthesë e madhe për karrierën e saj.

fytyr.jpg

 

Jonas Blue është një artist shumë i suksesshëm i cili më parë ka bashkëpunuar me Oriola Marashin e cila ishte modele në klipin e tij “Mama” me William Singe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553