INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Elvana Gjata papritur ndjek të dashurën e portaleve të Flor Mumajesit [FOTO]

WOW! Elvana Gjata papritur ndjek të dashurën e portaleve të Flor Mumajesit [FOTO]

Publikuar më: 18:35 04-02-2019

Që prej ditës së premte, Elvana Gjata është rikthyer në rrjete sociale dhe është shprehur se nuk ka ndërmend që të heqë dora nga muzika. Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, emrin e të cilës mbajnë hite të njohura, ka thyer heshtjen me një postim në Instagram ku shfaqej në studion muzikore. Gjithashtu ajo publikoi një video ku ka bashkuar këngët e albumit ‘3’ EP dhe ka uruar albumin që mbush një vit. Ndër të tjera falenderon kompozitorin Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.

Gjithashtu ditën e sotme Elvana ka bërë folloë këngëtaren e njohur Kejsi Tolën, ‘të dashurën e portaleve’ të Flor Mumajesit. Gjatë periudhës së Këngës Magjike, Kejsi dhe Flori janë përfolur për një romancë të mundshme. Të gjithë mbetëm pa fjalë, kur Flori nuk e la vetëm dhe vrapoi drejt saj të vallëzonte në skenën e “E diela Shqiptare”. Vështrimet që ata i hidhnin njëri – tjetrit gjatë vallëzimit, dukeshin aq të ngrohta si të ishin të dashuruar.

5fd90d93-fed8-47b2-a2d9-31dac6d301f9.jpg

 

Mesa duket Elvana Gjata nuk e paska aspak problem që ajo mund të jetë e lidhur me Florin apo për fjalët që janë qarkulluar për të dhe ish të dashurin e saj.

trg.png

Article Logic
Execution time: 0.0061671733856201