INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! E prisnim prej kohësh! Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe? [FOTO]

WOW! E prisnim prej kohësh! Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe? [FOTO]

Publikuar më: 12:07 30-04-2019

Padyshim që suksesi i këngëtareve shqiptare në skenën ndërkombëtare na bën shumë krenarë, e megjithatë nuk mund t'a mohojmë se do të donim një bashkëpunim ndërmjet tyre dhe pse jo të këndonin edhe në shqip.

Mesa duket kjo gjë është një opsion i mundshëm për Rita Orën.

Këngëtarja në një intervistë për "20min" në Zvicër, ku ndër të tjera ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me Kosovën të cilën mundohet ta vizitojë shpesh, si dhe planet për të ardhmen në muzikë.

E pyetur nëse kishte ndërmend të realizonte një këngë në shqip, Rita e la të hapur këtë mundësi për të ardhmen, duke u shprehur se është diçka që ka shumë dëshirë t'a realizojë.

"Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në gjuhën shqipe një ditë."- rrëfeu këngëtarja.

wrgewa3rgeawrgtge.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035412311553955