INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Chiara Ferragni dhe Fedez mbledhin shumën marramendëse kundër Koronavirusit në vetëm 24 orë!

WOW! Chiara Ferragni dhe Fedez mbledhin shumën marramendëse kundër Koronavirusit në vetëm 24 orë!

Publikuar më: 19:34 10-03-2020

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez kanë mbledhur një shumë prej 3 milionë eurosh për të ndihmuar vendin e tyre në luftën kundër Koronavirusit.

Ata kanë njoftuar në Instagram, se do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me Koronavirus.

Shifra e madhe është mbledhur në vetëm 24 orë dhe lajmin e ka dhënë vetë Chiara në Instagram duke i falenderuar të gjithë për kontributin.

“Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende.

Mbledhja më e madhe e donacioneve të bëra ndonjëherë në Evropë.

Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu.

Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703