INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Çfarë bëri këtë herë Luana Vjollca që po bën namin në rrjet? Moderatorja: ‘Si asnjëherë më parë …’  [VIDEO]

WOW! Çfarë bëri këtë herë Luana Vjollca që po bën namin në rrjet? Moderatorja: ‘Si asnjëherë më parë …’ [VIDEO]

Publikuar më: 15:31 18-12-2020

Thyerje rekordi! 2 milion shikime në vetëm 5 ditë nga publikimi i episodit të spektaklit të argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca.

“Rekord mbi rekorde” ka qenë citimi i autores së programit në fillim të sezonit dhe e ka mbajtur premtimin e saj.

“Shiko Kush LUAN” me rekordin e fundit është bërë emisioni më i shikuar në histori, i cili është parë për plot 3 orë nga e gjithë Shqiptaria.

“Si asnjëherë më parë në emisionet shqiptare në një “full episode”!!! 2 milion klikime në vetëm 5 ditë në një video 3 orë”, shprehet autorja dhe moderatorja Luana Vjollca në llogarinë zyrtare të saj në Instagram.

8333a184-b5c6-4a00-868d-81a1d76240b3.jpg

Të ftuar ishin personazhet e emisionit “Për’puthen” në Top Channel ku synimi i formatit është krijimi i çifteve dhe si duket “Shiko Kush LUAN” ashtu siç premtoi ia doli të bashkojë sa më shumë vajzat dhe djemtë.

Ndodhi puthja e parë në jetë e Sindit, puthja e parë e Melisës dhe Fationit, por jo vetëm kaq! Lojërat dhe sfidat pikante të programit në autorësinë e Luana Vjollcës bënë për vete më shumë se 2 milion persona në YouTube, por edhe gjatë transmetimit live të spektaklit “Shiko Kush LUAN”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665