INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow Capital T bën gjestin që askush se priste! Ka marrë tre fëmijë në rrugë dhe ...

Wow Capital T bën gjestin që askush se priste! Ka marrë tre fëmijë në rrugë dhe ...

Publikuar më: 11:46 23-07-2018

Në vendin tonë problemet duket se nuk kanë të sosur, por edhe personazhet vip të cilët shprehen të gatshëm për të kontribuar nuk mbeten pas.

Shumica prej tyre zgjedhin të mos bëhen publikë e të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë në heshtje, por ka edhe nga ata të cilët vendosin ta bëjnë publike, ndoshta për të sensibilizuar edhe të tjerët.

Së fundmi ka qënë reperi i njohur Capital T ai I cili ka treguar se ka mjaft dëshirë për të ndihmuar njerëzit të cilët kanë nevojë. Pak kohë më parë ai ka marrë tre fëmijë në rrugë dhe pasi ka drekuar me ta u ka blerë veshje e çdo gjë që u nevojitej.

Por tashmë ai ka bërë diçka tjetër: ka blerë shtëpi për një familje të varfër. Capital T së bashku me nismën ‘’Jetimat e Ballkanit’’ ia kanë dhuruar shtëpinë një familje dhe reperi ka ndarë disa momente nga këto në Instagram duke shkruar: “Bamirësia të pasuron”.

Article Logic
Execution time: 0.0016350746154785