INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp sjell risinë që do t’ju pëlqejë të gjithëve! [FOTO]

WhatsApp sjell risinë që do t’ju pëlqejë të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 13:35 11-09-2020

Pale sa grupe i kemi në WhatsApp të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktiv por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndjehesh në siklet të largohesh ndaj thjesht e bën mute dhe mesazhet mblidhen e mblidhen aty gati sa nuk shpërthejnë.

Epo sipas zbulimit më të fundit nga WABetaInfo aplikacioni do të sjellë një modalitet të ri i cili do të zhvendosë të gjitha bisedat ndaj të cilave nuk kemi më interes në seksionin Archived Chats.

Nga këtu një përdorues mund të shkojë tek "Notifications" nga ku dy opsione do të jenë disponibël; "Notify New Messages" ( lajmëro për mesazhe të reja) dhe "Auto-hide inactive chats" (Fshih chatet inaktive).

whatsapp-Archived-Chats-Android.png

 

Nëse fiket e para, biseda do të kalojë tek mesazhet e arkivuara sa herë që mbërrijnë mesazhe të reja. E në rast se përdoruesi kërkon ti shohë i ka të ruajtura aty gjithmonë pa patur nevojë të marrë lajmërimet.

Opsioni "Auto-hide" do të bëjë që çdo chat më i vjetër se 6 muaj të arkivohet automatikisht, shkruan geekroom.al

Kjo linjë kodi e re u dallua nga WABetaInfo në versionin v2.20.199.8 çka do të thotë se kush ka betën më të fundit të instaluar nuk e sheh ende këtë opsion. Madje ende nuk dihet nëse do ta shohim të konkretizuar në aplikacion si opsion.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602