INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Washington Times”: Rama

“Washington Times”: Rama "ndjellakeq" për Shqipërinë, i lidhur me krimin e organizuar

Publikuar më: 12:38 30-06-2016

Gazetari amerikan Jason Katz, në një editorial të publikuar nga gazeta “Washington Times”, nën titullin “Një albatross në Shqipëri” bën një analizë të thellur të zhvillimeve politike në vendin tonë. Por “albatross” është një shpend i cili në mënyrë metaforike ndër shekuj përdoret për të simbolizuar fatkeqësinë. Kush është emri i politikanit shqiptar që gazetari Katz lidh me “shpendin albatross”? Përgjigja është e qartë në editorialin e amerikanit Katz, kryeministri Edi Rama. Jason Katz në një analizë të thelluar të situatës politike në Shqipëri, thotë se gjëndja është kritike, ndërsa akuzon në mënyrë drejtpërdrejt Kryeministrin Rama si fatkeqësi për Shqipërinë. Por pse ka këtë qëndrim në editorialin e tij Jason Katz për kryeministri Edi Rama? Arsyeja është e thjeshtë, Katz thotë se shefi i qeverisë shqiptare është i lidhur me krimin.
Jason Katz:
“Në atë që është si pamja e një romani të rilindjes të John Le Carré, duket se me kalimin e muajve ka një kapitull të ri të historisë së pafundme të zhvillimeve të intrigave politike dhe dramave që rrethojnë kryeministrin e Shqipërisë. I parë si ana profesionale në gjeopolitikë dhe qeverisje apo qoftë edhe si vëzhgues rastësor, lidhja e këtyre skandaleve është gjithmonë kryeministri Edi Rama".
Gazetari amerikan, në editorialin e tij të publikuar nga “Washington Times” ndalet dhe në debatin më të madh në Shqipëri, reformën në drejtësi. Katz e sheh Edi Rama si pengesë për këtë reformë, pasi sipas tij kryeministri është arrogant dhe i lidhur me krimin e organizuar.
Jason Katz:
“Nga ana politike, panorama shqiptare tregon një opozitë që bën sulme të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama të cilin e sheh si rrezik për vendin. Ndërsa përshtaten këto projekt-ligje, Shqipëria ka një pengesë të madhe, shpërfilljen arrogante të qeverisë aktuale për sundimin e ligjit dhe një marrëdhënie intime me krimin e organizuar dhe korrupsionin të lidhura me zotin Rama dhe pasuesit e tij".
Jashtë vëmëndjes së amerikanit Katz nuk mbetet as çështja e përgjimeve të policisë me pajisjen IMSI Catcher.
Jason Katz:
“Kapitulli i fundit është që për fat të keq ngatërroi edhe Italinë, miqtë anëtarë në NATO-s është ai i pretendimeve për përgjime të paligjshme të opozitës politike shqiptare, zyrtarëve qeveritarë dhe diplomatë të ambasadave kryesore partnere në Tiranë”.
Katz e mbyll me një këshillë për administratën e re amerikane që pritet të dalë pas zgjedhjeve presidenciale që sipas tij duhet të mos e lërë mënjanë Shqipërinë “edhe pse Rama mund t’ju duket një albatros”.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387