INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç zbulon përplasjet që ka pasur në Tiranë

Vuçiç zbulon përplasjet që ka pasur në Tiranë

Publikuar më: 15:12 09-05-2019

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka zbardhur detaje nga takimi me dyer të mbyllura në Samitin e Brdo-Brijunit që u zhvillua në Tiranë.

Mediat serbe shkruajnë se, Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mend sa u përket deklaratave. “Unë iu thashë atyre, mblidhni mend, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Vuçiç po ashtu i ka thënë Thaçit se t’i mund të thërrasësh edhe presidenten kroate, e amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët. “Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘Novosti’.

Sipas saj që ka treguar ai, nuk ka asnjë forcë që e detyron Serbinë që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Sipas kreut të shtetit serb, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë. “Po hyjmë në një fazë shumë të vështirë”, ka shtuar ai.

Kreu i shtetit serb ka treguar edhe për debatin që ka pasur me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Tiranë. “I thashë Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka shtuar Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0087230205535889