INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Të arrijmë marrëveshje me Kosovën dhe t’i zgjidhim problemet përgjithmonë

Vuçiç: Të arrijmë marrëveshje me Kosovën dhe t’i zgjidhim problemet përgjithmonë

Publikuar më: 10:59 16-09-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë. Në një artikull të shkruar nga vet Vuçiç, i publikuar në gazetën serbe ‘Blic’ thuhet se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”. “Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi dhe në heshtje. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një ndërprerje me politikën e Millosheviçit”. Vuçiç vlerësoi se kjo nuk përshtatet në atë që mendon një pjese e Serbisë, që bazohet në supozimin se ai ishte i keq dhe është për luftë, dhe se ai është pjesë e politikës së Millosheviçit. Prandaj shton ai “komentuesit që shkruajnë pamflete” i kapërcejnë pjesët që nuk iu përshtaten atyre, që pengojnë të vërtetën e tyre dhe që nuk përputhen me mitin e “Vuçiç-it të keq”. Dhe ka një problem themelor diku. “Politika ime është kundër miteve dhe të vërtetës së përjetshme, por nga ana tjetër ata janë, dhe nga e majta dhe nga e djathta, dhe jetojnë me mitet e tyre”-shkruan ai.
Kreu i shtetit serb ka një përgjigje për të gjithë ata që thonë se luftimet e armatosura nuk përjashtohen. “Serbia dëshiron të gjejë vendin e saj në botë me punë dhe njohuri, dhe jo armë”-shkroi presidenti.
Vuçiç thotë se ajo që ka filluar një kohë e re, një epokë e re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë, i heq komplotet e tyre dhe se është koha ku të gjithë do të mund të marrin diçka të mirë, të ketë përfitim. “Pikërisht për këtë arsye, ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, shkruan kreu is shtetit serb.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426