INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Kur Shqipëria e Kosova do heqin kufijtë, do hiqet dhe taksa ndaj Serbisë

Vuçiç: Kur Shqipëria e Kosova do heqin kufijtë, do hiqet dhe taksa ndaj Serbisë

Publikuar më: 19:37 30-12-2018

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për njoftimit në Kosovë se nisur nga fundi i marsit nuk do të ketë kontrolle kufitare mes Shqipërisë e Kosovës. Për këtë Presidenti serb është shprehur se po nga fundi i marsit Kosova do të heq taksën që ka vendosur për mallrat eSerbisë. Sipas Vuçiç këto zhvillime tregojnë se Kosova është e gatshme të bisedojë. “Unë e kam të qartë se ata po e zhvillojnë planin e tyre. Por, në fund të muajit mars, kur t’i fshijnë kufijtë, atëherë edhe do ta heqin taksën ndaj Serbisë Qendrore, dhe do të thonë se janë të gatshëm të bisedojnë, por nga një pozicion tjetër, nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuar’, ka thënë Vuçiç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668