INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga alergjitë e pranverës? Ja si të mbroheni prej tyre

Vuani nga alergjitë e pranverës? Ja si të mbroheni prej tyre

Publikuar më: 13:00 14-03-2017

Stina e pranverës njofton jo vetëm ngrohjen e motit, por më shumë se kaq problematikën që ajo mbart me vete.

Për shkak të gjelbërimit dhe çeljes së luleve, poleni apo lënda në formë pluhuri që ato lëshojnë, ndikon për keq në organizmin e disa njerëzve. Kjo situatë në personat të cilët vuajnë nga alergjitë e pranverës bëhet tejet shqetësuese. Kjo periudhë përkon me përqendrimin në ajër të substancave që krijojnë reaksion të dëmshëm te personat që vuajnë nga alergjitë. Mirëpo këta elementë problematikë nuk gjenden vetëm në hapësira të gjelbra. Duhet pasur kujdes se mjaft prej tyre mund të gjenden dhe tek ushqimet që konsumojmë. Sikundër duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi në produkte bimore, që gjithashtu konsiderohen të dëmshme, në të vërtetë nuk rezulton kështu. Ato kanë në përbërje antitrupa që lehtësojnë procesin e frymëmarrjes. Për të qenë më vigjilentë në këtë periudhë, ju ofrojmë disa zgjidhje se çfarë duhet të konsumojmë dhe si duhet ta përmirësojmë jetën tonë sociale sipas disa këshillave lehtësuese për të shmangur alergjitë.

 

-Nëse vuani nga alergjitë e pranverës atëherë çdo mëngjes konsumoni esëll 2 gota lëng karote me mollë dhe selino.

-Hidratimi është gjithashtu tejet i rëndësishëm për ta bërë më të lehtë punën e trupit tuaj për të larguar të gjitha ‘mbetjet’ e toksinave si dhe të mukusit që është në sasi më të lartë gjatë periudhës së alergjive.

-Evitoni sa më shumë ushqimet e përpunuara të cilat kanë më shumë konservues. Gjithashtu evitoni ushqimet me yndyrë shtazore, trans yndyra (yndyra të rafinuara si margarina), të skuqura dhe sheqer, pasi do të ndikojnë në ngadalësimin e sistemit imunitar.

-Ushtrimet aerobike, ndryshe kardiovaskulare me intensitet mesatar 3-4 herë në javë, përforcojnë sistemin kardiovaskular dhe ndihmojnë trupin të oksigjenohet më mirë nëpërmjet djersitjes.

-Nëse vuani nga alergjitë e polenit, mos u ekspozoni në vende me lule. Bëni pastrim të plotë të hundës me ujë deti për të pastruar mukusin dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.

-Merrni probiotik nga ushqimet, por dhe me pilula për të forcuar florën e zorrëve. Kosi është një ushqim natyral probiotik por mund të konsumojmë dhe kos të përforcuar me këto baktere kaq të dobishme

Article Logic
Execution time: 0.0087189674377441