INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gjyshin që e rriti, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Vrau gjyshin që e rriti, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Publikuar më: 10:55 02-03-2019

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin e tij me armë zjarri dhe më pas e grabiti. Gjykata ka dhënë masën ‘Arrest me burg’ edhe për 28-vjeçarin që i shiti pistoletën të miturit si dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy shokët e adoleshentit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Vangjel Kapllani, i njohur dhe me emrin Anxhelo, ka vrarë me pistoletë në kokë gjyshin e tij 69-vjeçar. Adoleshenti 16 vjeç kishte trashëguar pikërisht emrin e gjyshit, i cili e kishte rritur prej moshës 2 vjeç, pasi në vitin 2004 dy prindërit e tij vdiqën në një aksident rrugor në Greqi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439