INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gjyqtaren me plumb në kokë, ish-burri vrasës del sot para gjykatësve

Vrau gjyqtaren me plumb në kokë, ish-burri vrasës del sot para gjykatësve

Publikuar më: 11:24 03-09-2017

Fadil Kasemi burri i cili vrau para disa ditësh me një plumb në kokë ish gruan e tij Fildeze Hafizi pritet të dal ditën e sotme para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria për Krime të Renda ka dërguar mesditën e djeshme në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Mbi 53-vjeçarin rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e “rrëmbimit të personit” ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit.

Prokuroria thekson se pasi ka vrarë gjyqtaren, shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës “Bardhyl”, automjetit furgon Mercedes-Benz, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit, shtetasi K.T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit, shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158