INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje me armë zjarri në Lushnje, ekzekutohet në makinë 48-vjeçari!

Vrasje me armë zjarri në Lushnje, ekzekutohet në makinë 48-vjeçari!

Publikuar më: 23:06 09-10-2018

Një vrasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Lushnje, në fshatin Shegas. Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Halla. Mësohet se Hallës i është bërë atentat te dera e shtëpisë nga persona të paidentifikuar. Nuk dihen ende detaje për rrethanat e kësaj ngjarjeje, por Qemal Halla nuk rezulton person me precedentë penal.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

 Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta. Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier ndodhen në vendngjarje.

Pika kontrolli dhe krehje zona nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0029358863830566