INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja për 'NDER' në Bastar, Gjykata e Krimeve të Rënda jep masat për 3 të dyshuarit

Vrasja për 'NDER' në Bastar, Gjykata e Krimeve të Rënda jep masat për 3 të dyshuarit

Publikuar më: 12:29 28-01-2019

Esat Cani i cili vrau të dashurin e motrës së tij të martuar pak ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës, është dënuar me ''arest me burg'' nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për Elida Canin si dhe bashkëshortin e saj Dëfrim Kurtin.

31-vjecari Esat Cani akuzohet se vrau me mjete të forta 34-vjeçarin Arben Gjeci në bashkëpunim me kunatin e tij Dëfrim Kurti.

Cani akuzohet se e kreu vrasjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, Elida Cani me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti.

Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.

Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte vrasje.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766