INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja/Zbulohet se vrasësi ishte divorcuar nga vajza e familjes Mata! Po çfarë donte në shtëpinë e ish-nuses?

Vrasja/Zbulohet se vrasësi ishte divorcuar nga vajza e familjes Mata! Po çfarë donte në shtëpinë e ish-nuses?

Publikuar më: 10:19 14-01-2019

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi Tiranën që në orët e para të mëngjesit, ku dhëndri vrau vjehrrin, vjehrrën dhe veten. Sipas të dhënave të deri tanishme Majlind Lala ishte divorcuar me vajzën e viktimave, Nevila Mata. Kjo e fundit në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë e pranishme në banesë, pasi ndodhet në Suedi.

Megjithatë ata kanë pasur konflikte të hershme me njëri tjetrin dhe mesa duket ky ka qenë shkaku i këtij krimi makabër.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm

Ngjarja:
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone”, dhëndri Majlind Lala ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten. Viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.
Pasi ka qëlluar vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndri ka dalë nga banesa e tyre dhe si duket i tronditur nga ajo që bëri ka qëlluar me pas veten.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur viktimat, çiftin e vrarë brenda në shtëpi, ndërsa dhëndri është gjetur poshtë ballkonit të banesës me pistoletën në dorë dhe i plagosur.
Fillimisht ai është gjetur me shenja jete nga policia, dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0080997943878174