INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Tiranë, burri dhe vëllai 'kapin mat' në kasolle 20-vjeçaren me viktimën [Detaje]

Vrasja në Tiranë, burri dhe vëllai 'kapin mat' në kasolle 20-vjeçaren me viktimën [Detaje]

Publikuar më: 18:24 26-01-2019

Zbardhen detaje të tjera nga krimi i ndodhur dy ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës, ku 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Sipas mediave lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Arben Gjecit. 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga burri dhe vëllai i 20-vjeçares.

Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar.

Por vëllai i saj E.Cani dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin.

Pasi e ka qëlluar disa herë në kokë duke e lënë pa ndenja autori e ka marrë dhe ka nxjerrë në rrugë Gjecin. Ngjarja është raportuar si aksidentale, sikur Arben Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi, por 4 plagët në kokë dhe disa dëshmi në fshatin Zall Bastar zbuluan krimin.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, 31-vjeçarin E.Cani. Bashkë me autorin e arrestuar është edhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj përplasje, që sipas uniformave ka penguar për të zbardhur ngjarjen.

Gjithashtu u arrestua edhe burri i saj pasi përveçse ka fshehur ngjarjen në banesë i është gjetur edhe një sasi kanabisi.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115