INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË SELENICË/ Detaje të reja: Kreu i njësisë administrative po pinte kafe me...

VRASJA NË SELENICË/ Detaje të reja: Kreu i njësisë administrative po pinte kafe me...

Publikuar më: 18:37 09-11-2018

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e kreut të njësisë administrative në fshatin Kotë te Selenicës, Fatmir Hodo.

Mësohet se autori 43-vjeçar, Admir Delaj, ka qenë duke pirë kafe në një tavolinë me viktimën pak para ngjarjes së rëndë.
Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Forcat e policisë kanë arrestuar autorin. Deri tani ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit apo ka lidhje me detyrën e 63-vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547