INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Kinostudio, blindohet Tirana. Policia shoqëron disa persona

Vrasja në Kinostudio, blindohet Tirana. Policia shoqëron disa persona

Publikuar më: 20:32 10-04-2018

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios, në Tiranë. Policia konfirmon se viktima është Marjo Majollari, 28 vjec, i datëlindjes 1990.

Tiranë
Informacion paraprak

Rreth orës 20.25 në një rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” është vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes.

Për hetimin e saj është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialiste të Drejtorisë Vendore te Policisë Tirane.

Policia ka shoqëruar e po vijon shoqërimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666