INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok/ Merret vendimi për Ervis Martinajn

Vrasja në ish-bllok/ Merret vendimi për Ervis Martinajn

Publikuar më: 12:12 05-06-2019

Ervis Martinaj një nga të arrestuarit për vrasjen në zonën e Ish bllokut mbrëmjen e 4 tetorit, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, edhe pse Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për të.

Martinaj u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej 5 milion lekësh.

Mbrëmjen e 4 Tetorit 2018, në ish-Bllok humbi jetën i riu Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Përveç hetimeve për akuzën e " Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në ngjarjen e ndodhur, ndaj Martinajt është hapur hetim dhe për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.

36 vjeçari  Ervis Martinaj ishte një emër i njohur për policinë. Ai ishte dënuar me 1. 4 vite burg me akuzën e moskallëzimit të krimit mbi vrasje e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.

Ngjarja  pati ndodhur në zonën e Linzës në Tiranë dhe vrasja u krye pas një debati për çështje banale.

Ndërkaq Martinaj është përmendur prej prokurorisë dhe në çështjen "Shullazi", ku është thënë se i ka ofruar shuma parash biznesmenit Ylvi Beqaj për të mos folur.

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865