INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në festën e beqarisë, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar

Vrasja në festën e beqarisë, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar

Publikuar më: 12:29 01-10-2018

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që së bashku me një rumun, u arrestuan në Itali, si autorë të vrasjes së një të riu dhe plagosjes së shtatë personave të tjerë.

Mediet italiane tregojnë se shqiptari i arrestuar është 28 vjeçari Rubin Xhika, si dhe shoku i tij rumun Florin Ionut Stingaci.

Dy të rinjtë akuzohen për vrasjen e 21-vjeçarit Igor Ojovanin, teksa ky i fundit ishte së bashku me miqtë e tij duke festuar festën e beqarisë.

Zhurma e lartë që vinte nga apartament ku po festohej duket se ka shqetësuar shqiptarin dhe rumunin. Fillimisht ka pasur debate me zëra të ngritur, më pas situata ka degjeneruar në vrasje.

Pas krimit dy autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë. Nga përleshja që kishin pasur, ata ishin plagosur dhe shkuan në spital për ndihmë mjekësore. Stafi i spitalit ka njoftuar policinë dhe si pasojë dy të rinjtë u arrestuan dhe akuzohen për vrasje.

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842