INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bulqizë/ Arrestohet 22 vjeçari që qëlloi për vdekje shokun e tij. Njihej si...

Vrasja në Bulqizë/ Arrestohet 22 vjeçari që qëlloi për vdekje shokun e tij. Njihej si...

Publikuar më: 12:13 05-09-2019

Arrestohet autori që plagosi me thikë 21 vjeçarin Arlind Pasha në Bulqizë. 21 vjeçari humbi jetën gjatë transportit për në spital.

Autori Fatjon Keta ka rënë në prangat e policisë vetëm pak minuta më parë. Burime për mediat tregojnë se Fatjon Keta, kishte qenë shok me viktimën, Arlind Pasha dhe se shoqëroheshin bashkë çdo ditë.

Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari, njihej si njeri problematik në lagje, pasi ushtronte edhe dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij. Këta të fundit kishin njoftuar shpesh herë policinë, ndërsa autori pas shoqërimeve lihej i lirë. Po ashtu ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me vete mbante çdo ditë thikë.

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041