INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja MAKABRE e Anxhelinës nga Babai, reagon i dashuri afgan: I vetmi që...

Vrasja MAKABRE e Anxhelinës nga Babai, reagon i dashuri afgan: I vetmi që...

Publikuar më: 16:19 04-01-2019

Vrasja makabre e Anxhelina Petros nga i ati në Greqi vijon që të zërë hapësirë kryesore në mediet e vendit fqinj.

Pasi u tha se ishte shkaku i vrasjes së Anxhelina Petros, për mediet ka folur edhe i dashuri i 29-vjeçares. I riu afgan u shpreh se Anxhelina Petro kishte 15 vite që nuk e takonte nënën e saj dhe i vetmi njeri që kishte ishte i ati.

“Kishte 15 vite që nuk takonte mamanë e saj. I vetmi njeri që kishte ishte babai” tha afgani.

Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të saj, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Shkak i vrasjes ishte fakti se i ati nuk pranonte lidhjen e së bijës me të riun afgan . Pas ngjarjes i ati u shpreh se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit.

Ndërsa nëna e vajzës e cila jeton në Berat, apelon për drejtësi si dhe kërkon që t’i kthejnë turpin e të bijës.

Article Logic
Execution time: 0.0031838417053223