INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e sotme në Tiranë/ Zbardhen detajet... Kush është gardisti që qëlloi gruan

Vrasja e sotme në Tiranë/ Zbardhen detajet... Kush është gardisti që qëlloi gruan

Publikuar më: 08:57 12-02-2019

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në Allias, ku mbeti e vrarë një grua bashkëshorti i saj gardist.

Mësohet se punonjësi i Gardës, Alket Arapaj, 44 vjeç ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj 36 vjeçe. Alket Arapaj kishte 21 vite që punonte në Gardë, dhe mbante gradën Kapiten.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951