INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, një nga të pandehurit pranon krimin [EMRI]

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, një nga të pandehurit pranon krimin [EMRI]

Publikuar më: 17:59 01-04-2019

Është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për 4 të pandehurit, për vrasjen e Marvi Mihalit, verën e vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës.

Mbrojtja e të pandehurve, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura gjatë seancës, ndërsa mbrojtja e Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen.

Kujtojmë se Marvi Mihali u vra para dy vitesh, vrasje e cilësuar për “një karikues”, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Pritet që vendimi përfundimtar të jepet në 11 prill në orën 12:00.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887