INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Kurtit, Prokuroria: Nuk është krim i rëndë

Vrasja e Kurtit, Prokuroria: Nuk është krim i rëndë

Publikuar më: 17:30 28-07-2016

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli se krimi i ndodhur para disa muaj, ku një i ri ka bashkëpunuar me dajën për të vrarë të atin, nuk eshtë kompetencë e saj.

Sipas ekspertizës dhe provave të mbledhura, vrasja e Artur Kurtit nuk është kryer me dashje, e për këtë fakt, prokurorët e Krimeve të Rënda, deklaruar se nuk mund të hetohet si krim i rëndë në familjë.

Tashmë hetimet për këtë cceshtje  do të zhvillohen nga Prokuroria e kryeqytetit, për të vërtetuar nëse ka apo jo vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, apo vrasja e Artur Kurtit ishte një krim në vetëmbrojtje e sipër.

Ajo që dihet është se Jurgen Kurti, 23 vjeç, i arrestuar së bashku me dajën, Leonard Ristani, u la i lirë nga Krimet e Rënda gjatë vlerësimit të masës së sigurisë. Krimi u mor përsipër nga Ristani, i cili përshkroi rrethanat e sulmit nga viktima, i cili sipas asaj që tregohet, sapo ka hyrë në banesë me një thikë në dorë ka qëlluar mbi të dyshuarit.

Këtë qëndrim të Ristanit e konfirmuan më pas edhe ekspertizat e Mjekësisë Ligjore, që iu përgjigjën prokurorëve të Krimeve të Rënda se Ristani kishte plagë të shumta në duar, gjurmë këto që i bindën prokurorët se Leonard Ristani ishte përpjekur ta neutralizonte viktimën, duke tentuar t’i rrëmbente thikën.

Article Logic
Execution time: 0.0017058849334717