INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Jurgen Kurtit, Gjykata merr vendimin për 3 të dyshuarit në ekzekutim

Vrasja e Jurgen Kurtit, Gjykata merr vendimin për 3 të dyshuarit në ekzekutim

Publikuar më: 15:53 28-03-2019

Vrasja e Jurgen Kurtit, gjykata cakton arrest me burg për tre të rinjtë. 3 të rinjtë të pranishëm në seancë, kanë heshtur para trupës gjykuese.

Mbi ta rëndon akuza “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Jurgen Kurti u ekzekutua më 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, poshtë banesës së tij.

Sipas prokurorisë, Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, në bashkëpunim dhe me Klodian Banen, e shpallur tashmë në kërkim, kanë vrarë Jurgen Kurtin.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809