INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e italianit, 24-vjeçarja shqiptare tregon: Tentoi të më dhunonte seksualisht

Vrasja e italianit, 24-vjeçarja shqiptare tregon: Tentoi të më dhunonte seksualisht

Publikuar më: 18:43 05-01-2019

E reja shqiptare, Aurela Perhati u arrestua nga policia italiane të premten për vrasjen e shtetasit italian, 53-vjeçarit Massimo Garrita pasditen e 31 dhjetorit. Perhati ka dhënë dëshminë e saj, në të cilën ka treguar se gjithçka ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte. E reja është shprehur se viktima ishte përpjekur ta dhunonte seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet por gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

Avokati i saj, Luca Amario ka treguar për mediat italiane versionin e së resë me detaje: “Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vazjën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka pare”.

Por dëshmia e dhënë nga 24-vjeçarja nuk ka bindur plotësisht policinë italiane, që i konsideron motivet e ngjarjes ende të paqarta.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559