INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i Arabisë, Muhammed Bin Salman fajëson veten

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i Arabisë, Muhammed Bin Salman fajëson veten

Publikuar më: 12:06 26-09-2019

Princi i Arabisë Saudite ka marrë përgjegjësinë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Kujtojmë që ngjarja ndodhi vitin e kaluar brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.

“Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë”, ka deklaruar Muhammed Bin Salman për producentin e lajmeve “Frontline” gazetarin Martin Smith.

Bin Salman i është përgjigjur për herë të parë pyetjeve lidhur me vrasjen e Khashoggit, dokumentar që do të publikohet më 1 tetor, raporton ‘Anadolu Agency’.

Gazetari Smith tregon se ‘Kur e pyeta atë për rolin në vrasjen e Khashoggit ai u përgjigj: “Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi nën përgjegjësinë time”. Ndërsa në pyetjen “Si mund të ndodhë një gjë e tillë pa dijeninë tuaj?”, Smith shpjegon se Bin Salman është përgjigjur: “Në Arabinë Saudite jetojnë 20 milionë njerëz. Ka 3 milionë punonjës shtetëror”.

Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasje me dashje dhe paramendim të Jamal Khashoggit.

Në raport sqarohet se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshirë edhe princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499