INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e dyfishtë në Korçë, flet babai i vajzës

Vrasja e dyfishtë në Korçë, flet babai i vajzës

Publikuar më: 16:39 19-06-2016

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Korçë, ku burri vrau gruan e më pas edhe veten. Babai i vajzës, i tronditur ka folur për këtë ngjarje, duke thënë se jeta e tij tashmë nuk ka më kuptim.
“Jam i tronditur. Ështe një ngjarje e rëndë. Një ditë më parë ishin në shtëpinë time dhe nuk mu dukën të shqetësuar. Sot mora vesh ngjarjen dhe jam i coptuar. E kam rritur vajzën me mundime. Dhëndri më mori jetën e vajzës. Kishte qenë i dënuar por vajza nuk pranonte të divorcohej. Ishin në gjendje të keqe financiare. Vajza ime punonte për të mbajtur familjen ai jo. Pas kësaj jeta ime mori fund”tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043