INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Bledar Terpollarit: Gjykata greke vendos burg pa afat për 3 autorët e dyshuar

Vrasja e Bledar Terpollarit: Gjykata greke vendos burg pa afat për 3 autorët e dyshuar

Publikuar më: 18:23 31-05-2016

Gjykata greke ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy shqiptarët e arrestuar për vrasjen e Bledar Terpollarit tre javë më parë. Gjithashtu është dhënë masa e sigurisë “Burg pa afat” në mungesë edhe për kushëririn e viktimës.

Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupaj, që të dy nga 28 vjeç janë dy të arrestuarit për vrasjen e Bledar Terpollarit para disa javësh. Pajtim Jaupaj nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërkohë i dyshuari kryesor është kushëriri i Bledarit, Krenar Terpollari, i cili është shpallur në kërkim dhe besohet se ndodhet në Shqipëri.

Nuk është përcaktuar ende dhe nuk është shumë e qartë nëse dëshmitari Emiljano Nana ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen mizore.

Dy të ndaluarit kanë treguar se vetëm njëri prej shqiptarëve, i shpalluri në kërkim ka bërë krimin. Ai ka hyrë në kasolle dhe dy të tjerët, të arrestuarit, kanë qenë jashtë kasolles kur kanë dëgjuar një të shtënë.

Më pas trupin e të riut e ka nxjerrë jashtë dhe me një thikë që kishte me vete i kishte prerë kokën.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396