INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja 62-vjeçarit që po vraponte me djalin tek Liqeni, policia zbulon motivin

Vrasja 62-vjeçarit që po vraponte me djalin tek Liqeni, policia zbulon motivin

Publikuar më: 13:16 17-03-2019

Një borxh i pashlyer duket se është motivi i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se autori i vrasjes ishte shoqëruar edhe nga një person tjetër. 

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat e dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.

Ndaj viktimës është qëlluar 3 herë me armë zjarri. Baçinozi është një ish i përndjekur politik. Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e Liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave.

Paraprakisht thuhet se autorët e ngjarjes ishin të maskuar dhe veshur me xhupa të zinj dhe se janë larguar me shpejtësi pas krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148