INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasësi ‘vampir’ në Rusi që pi gjakun e viktimave dhe nuk arrestohet

Vrasësi ‘vampir’ në Rusi që pi gjakun e viktimave dhe nuk arrestohet

Publikuar më: 14:48 09-04-2019

Një burrë pasi kreu një vrasje ia piu gjakun viktimës në një kupë argjendi e përgatitur posaçërisht. Kjo është zbuluar dhe nga autoritetet ruse por pavarësisht kësaj, Boris Kondrashin, 36 vjeç, i shpëtoi burgut sepse u diagnostikua me “maninë e vrasjes”. 36-vjeçari prezantohej si mjek i përgjithshëm, psikiatër apo si mjek toksikolog, duke paraqitur kualifikime të rreme. Kondrashin ka trajtuar qindra pacientë në Chelyabinsk të Rusisë.

20 vjet më parë ai kishte vrarë mikun e tij me një dozë qetësuesish vdekjeprurës dhe më pas e kishte masakruar turpin dhe disa pjesë i kishte ngrënë. Vrasësi pinte gjak njeriu nga një “kupë argjendi e përgatitur posaçërisht” nën udhëzimet e Satanait, pretendoi ai. Kondrashin u tha oficerëve të policisë se ishte “vampir” dhe kishte për qëllim të vriste 10 persona. Megjithatë ai nuk u burgos, por u fut në një klinikë psikiatrike për 10 vjet, pas së cilës nuk u pa më si një rrezik për publikun.

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001