INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasës me pagesë/ Kishte identitet të rremë, arrestohet i kërkuari nga Interpol

Vrasës me pagesë/ Kishte identitet të rremë, arrestohet i kërkuari nga Interpol

Publikuar më: 20:08 05-03-2019

Policia e Kakavijës ka shoqëruar sot një shtetas të huaj me identitet të rremë, i cili dyshohet të ketë gisht në një vrasje të kryer në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Policia Shtetit menjëherë ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të ndaluarit në pikën kufitare.

Shtetasi i huaj, i cili dyshohet të jetë polak po ikte nga Shqipëria në Greqi duke përdorur një pasaportë false, por është pikasur nga autoritetet doganore.

Sipas të dhënave të para thuhet se i ndaluari është një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717