INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votimi për 'Marrëveshjen e Prespës', të enjten në Parlamentin e Greqisë

Votimi për 'Marrëveshjen e Prespës', të enjten në Parlamentin e Greqisë

Publikuar më: 17:34 21-01-2019

Votimi për marrëveshjen e emrit të Prespes pritet të zhvillohet në parlamentin e Greqisë të enjten në mbrëmje. Debati për marrëveshjen do të fillojë në nivel komisioni të hënën pasdite përpara se të shkojë në seancë plenare. Vendimi u parapri nga shumë debate lidhur me përbërjen e Komisionit të Punëve të Jashtme, i cili do të shqyrtojë marrëveshjen, duke marrë parasysh disa ndryshime të fundit që përfshijnë deputetët që largohen nga Partia Potami dhe Lëvizja për Ndryshim. Me bilancin aktual në komision, 28 deputetë janë në favor të marrëveshjes me 27 kundër. Ndërkohë vendi është përfshirë nga protestat kundër marrëveshjes së Emrit. Protesta e mbajtur ditën e Diel u përshkallëzua në dhun, me protestues që qëlluan mbi forcat e policisë ndërsa këta të fundit përdorën Molotov për t’i shpërndarë. Shtatë të dyshuar janë arrestuar për dhunën gjatë tubimit të së dielës. Të dyshuarit , gjashtë burra dhe një grua po hetohen me akuzat për sulme, rrezikimin e jetës njerëzore, posedimin e eksplozivëve ilegalë, për vandalizëm të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit, posedimit të paligjshëm të armëve dhe krimeve të tjera që kanë të bëjnë me trazirat e së dielës, ku u plagosën të paktën 25 oficerë policie. Zyrtarët u goditën në tubimin e paqes, të organizuar përpara se në parlament të kalohet për votim marrëveshja e nënshkruar midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë qershorin e kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725