INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votimi në Itali, ‘Exit Poll’-et: ‘Kryeson lëvizja ‘5 yjet’

Votimi në Itali, ‘Exit Poll’-et: ‘Kryeson lëvizja ‘5 yjet’

Publikuar më: 08:45 05-03-2018

Lëvizja “5 yjet” është partia e parë në Itali sipas ‘exit poll’-eve, që ka arritur të marrë 30% të votave pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Mediat italiane, shkruajnë po ashtu se qendra e djathtë është në ngritje, ndërsa Partia Demokratike e ish-kryeministrit Matteo Renzi në rënie, me 21% të votave. Partia e Silvio Berlusconit, Forza Italia, së bashku me Lega Nord-in, kanë marrë 16% të votave.

Por me këto shifra, asnjë parti nuk mund ta qeverisë vendin e vetme, pikërisht ashtu siç ishte parashikuar, por me një afirmim të rëndësishëm të “5 yjeve”, mes 29 dhe 32% në Senat dhe 29.5 dhe 32.5% në Dhomë.

Lëvizja 5 yjet ka bërë më mirë se zgjedhjet e shkuara politike, duke marrë një përqindje të ndeshjme në Senat.

Gjithsesi nevojitet një koalicion i gjerë që Italia të krijojë një qeveri. Të gjitha mediat e mëdha të huaja kanë njoftuar fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë, duke nënvizuar se Lëvizja 5 yjet është partia e parë deri tani.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773