INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Votimi e numërimi janë jetik. Zguri e Boshard apel vëzhguesve[VIDEO]

Publikuar më: 17:08 09-06-2017

Kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, kryetari i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve Klement Zguri, ka një apel të drejtpërdrejtë për subjektet politike, të cilat nëpërmjet të zgjedhurve të saj administrojnë proçesin e votimit dhe të numërimit.
Klement Zguri: I bëj apel të gjithë aktorëve dhe faktorëve, që kanë rol në administrimin e proçesit zgjedhor, veçanërisht në numërimin e votave, të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, për të garantuar integritetin e këtij proçesi dhe përfundimin e tij brenda afateve ligjore!
Proçesi i numërimit të votave ka hasur gjithnjë në problematika, ndaj është e rëndësishme të fuqizohet edhe roli i vëzhguesve, deklaroi ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bern Boshard. Ambasadori Boshard kishte një thirrje për vëzhguesit e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Bern Boshard: Vëzhguesit zgjedhorë janë sytë dhe veshët e publikut në proçeset zgjedhore, rojtarët e vërtetë që ndihmojnë në frenimin e mashtrimeve zgjedhore. Por, për ta arritur këtë, vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të jetë vërtet i pavarur, i paanshëm dhe profesional.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053