INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vonesat për rimbursimin e recetave, farmacistët të hënën në protestë: do të përshkallëzojmë ...

Vonesat për rimbursimin e recetave, farmacistët të hënën në protestë: do të përshkallëzojmë ...

Publikuar më: 22:44 19-01-2019

Ditën e djeshme Këshilli Rajonal i UFSH, ka diskutuar mbi problemin e vonesave të rimburisimit të faturave të ilaçeve që prej muajit tetor, një shqetësim i ngritur prej javësh.Në lajmërimin e bërë nga Urdhri i Farmacistëve në Facebook, thuhet se më datë 21. 01. 2019 përpara Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, do të zhvillohet një protestë, për ti thënë jo sipas tyre falimentimit të detyruar.

"Njoftim i rendesishem nga Keshilli rajonal Tirane

Mbi vonesat e rimbursimit

Keshilli Rajonal i Tiranes, ne mbledhjen e dates 18.01.2019 diskutoi mbi problemin e vonesave te rimbursimit prej muajit Tetor. Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacite nuk jane likujduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim. Kjo gjë përvec dëmit ekonomik qe ka shkaktuar, pamundeson likujdimin e faturave ndaj depove, dhe situata ka arritur në atë pikë sa depot nuk furnizojnë më pa shlyer detyrimet e faturave të prapambetura", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Urdhrit.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar, se nëse nuk i jepet zgjidhje situatës, do të përshkallëzojnë veprimet, deri në bojkot të ofrimit të shërbimit."Nëse kësaj situate nuk do ti jepet zgjidhje në mënyrë emergjente atëhere do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit.

Ndodhur perpara kesaj situate, ne mungese te nje pergjigje konkrete nga ana e Fondit per zgjidhjen e ketij problemi madhor, ne sinkron te plote me te gjithe farmacistet qe operojne me kontrate ne rajonin Tirane, Keshilli Rajonal i UFSH Tirane, vendosi qe :DITEN E HENE ME DATE 21.01.2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TEK FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR.Keshilli Rajonal i Tiranes i ben thirrje te gjithe kolegeve pa perjashtim te jene prezent ne menyre qe ti themi jo FALIMENTIT te imponuar", përfundon njoftimi i Urdhrit të Farmacistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385