INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Volvo” i thotë lamtumirë çelësit

Publikuar më: 13:17 20-02-2016

Pas më pak se një vit, kush do të blejë një “Volvo” të re do të mund të bëjë zgjedhjen revolucionare për të hequr dorë nga çelësi.

Nga viti 2017, shtëpia suedeze e automjeteve do të bëhet e para në botë që do të ofrojë një aplikacion për telefonët smart, që do të mundësojë zëvendësimin e çelësit fizik me atë elektronik.

Teknologjia inovative, që do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, parashikon lidhjen përmes “Bluetooth”-it, duke ofruar mundësi të reja përdorimi të automjeteve.

Sipas autoriteteve të kësaj kompanie, aplikacioni i zhvilluar nga “Volvo” mundëson zhvillimin e të gjitha funksioneve për të cilat aktualisht përdoret një çelës fizik, si për shembull për të bllokuar dhe zhbllokuar portat apo portën e bagazheve, por edhe për të ndezur motorin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217