INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vogëlushi mbron gjyshen nga autoritetet me një shufër gjigante metalike

Publikuar më: 11:21 20-04-2016

Video e një vogëlushi që mbron gjyshen e tij me një shufër “gjigante” metalike jashtë një marketi në Kinë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Klipi tregon se si djali i vogël i afrohet autoriteteve të menaxhimit urban, Chengguan, pasi kolltuku i gjyshes së tij zinte shumë hapësirë në trotuar.

I zemëruar ai bërtet me të madhe: “Mos e prekni gjyshen time! Ikni, largohuni mos e prekni gjyshen time!”, teksa kalimtarët filmojnë  skenën.

Sipas People’s Daily Online, video është publikuar në rrjetin social kinez Weibo dhe ka marrë mijëra klikime pasi djaloshi është vlerësuar për aktin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266