INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vodafone besnik ndaj Skuadrës Kombëtare të Futbollit! Sponsor zyrtar dhe për 6 vjet[VIDEO]

Publikuar më: 16:14 18-03-2019

Vodafone Albania do të jetë për 6 vjet sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kontrata e sponsorizimit për tre sezone radhazi u nënshkrua nga përfaqësuesi i lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris.

“Ne jemi Një” do të jetë slogani shoqërues.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka foli për mbështetjen e vazhdueshme që Vodafone Albania po i jep ekipit Kombëtar.
“FSHF dhe Vodafone Albania kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ndoshta jo rastësisht kemi të përbashkët ngjyrën e kuqe por dhe vendosmërinë për të arritur rezultate sa më të larta. Prej Vodafone Albania, që është sot lider në tregun shqiptar, FSHF nuk do të përfitojë vetëm mbështetjen financiare por edhe mentalitetin e liderit, e fituesit. Jemi në prag të një edicioni shumë të rëndësishëm, të eliminatores 2020. Uroj që të kemi fillimin e mbarë me ndeshjen ndaj Turqisë e që kjo marrëveshje të na sjellë fat,” tha Zoti Duka.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, ndau disa mesazhe të rëndësishme për këtë bashkëpunim: “Jemi shumë krenarë që nisim këtë partneritet me ekipin Kombëtar shqiptar. Në çdo vend ku ne operojmë, nuk duam të konsiderohemi vetëm si një kompani e madhe, por edhe si investitorë të vazhdueshëm në gjithçka që ka rëndësi për komunitet. Per ne ishte shumë e thjeshtë t’i thonim po këtij sponsorizimi, duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën shqiptarët krenarë, të bëhen bashkë, të qajnë, të lumturohen, të brohorasin. Pjesë e bukur e këtij bashkëpunimi është padiskutim përdorimi i teknologjisë, që u mundëson fansave të jenë gjithnjë të lidhur me skuadrën e tyre të zemrës, kur janë në fushë, por edhe jashtë saj. Ju uroj suksese në ndeshjen me Turqinë dhe në vijim, drejt kualifikimit”.

Duke pasur si synim kryesor ndarjen e krenarisë dhe emocioneve të fitores me të gjithë popullin shqiptar, falë këtij bashkëpunimi me FSHF-në dhe mundësive që të krijon rrjeti i shpejtë Gigabit, Vodafone do të sjellë një sërë përfitimesh për klientët Vodafone, duke prezantuar për ta mundësi nga më të ndryshmet, për të mos humbur asnjë ndeshje të skuadrës së zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.008958101272583